Bukuritë natyrore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, kryetemë e mediave ndërkombëtare (Foto)

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë shumë për bukuritë e rralla natyrore që i ka Ballkani, në veçanti Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, shkruan lonelyplanet.

Gjatë një reportazhi të realizuar nga ekipi i lonelyplanet, thuhet se të gjithë ata që kërkojnë aventura duhet patjetër të vizitojnë Gadishullin Ballkanik e në veçanti malet e bukura të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, trekëndësh ky që viteve të fundit është bërë atraksion për turistët e huaj.Bukuritë natyrore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, kryetemë e mediave ndërkombëtare (Foto)

2

Gjatë qëndrimit të tyre tetëditor, ata filluan të ngjiten maleve në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë duke vazhduar përgjatë kufirit me Kosovën dhe më pas në pjesën jugore të Shqipërisë.

3

Por është interesant fakti, se si në reportazhin e realizuar u bëhet thirrje turistëve që kërkojnë aventurë, kuzhinë të pasur tradicionale si dhe ngrohtësinë e banorëve të këtyre zonave.