Certifikohen teknikët e blegtorisë

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka bërë të ditur se e përkrahur nga donatori BfW nga Gjermania ka zhvilluar modulet e kursit për sektorin e blegtorisë sipas kritereve dhe procedurave nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve (AAK).

AAK sipas ligjeve në fuqi në vitin 2016 ka akredituar IADK si institucion i cili ofron, vlerëson dhe lëshon kualifikime të aprovuara. Në baze të kësaj AAK ka Certifikuar IADK në ofrimin e trajnimeve në sektorin e Blegtorisë.

Akreditimi dhe Validimi sipas IADK-së vlen për periudhën tre vjeçare dhe pjesëmarrësit të cilët do të certifikohen do të marrin titullin Teknik i Blegtorisë në nivelin e III sipas standardeve nga AKK.

Duke njohur dhe vlerësuar rolin tuaj dhe të institucionit që përfaqësoni, organizata IADK ju fton me kënaqësi të merreni pjese në ngjarjen promovuse të akreditimit të IADK-së dhe prezantimit të planit të punës lidhur me çertifikimin e kandidatëve në nivelin Teknik i Blegtorisë.

Ngjarja promovuse do të mbahet sot në Zyrat e IADK-së në fshatni Sfaraçak i ulët të Vushtrrisë dhe fillon nga ora 10:00.