Hoxhaj tregon si u lirua Nehat Thaçi (Video

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar në detaje procesin e lirimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi.

Hoxhaj në InfoBox të RTV Dukagjini ka shpalosur prapaskenat e këtij procesi.

Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi mbrëmë është kthyer në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë.

Thaçi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit në kufirin e Dheut të Bardhë.  Ai qëndroi në paraburgim në Serbi dhe tha se trajtimi në burgjet serbe ishte i mirë.

Nënkoloneli Thaçi ka sqaruar se ai në Serbi nuk shkoi për qëllim biznesi por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër.