Këto janë katër ekipet e para që kalojnë tutje nga faza e grupeve

Arsenali, Atletico Madridi, Bayerni dhe PSG kanë siguruar fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Ekipet kanë marrë pikë të mjaftueshme pas xhiros së katërt në fazën e grupeve, aq sa nuk rrezikojnë dy pozitat e para që kalojnë grupin.

Arsenali dhe PSG kanë nga 10 pikë në Grupin A, nëntë më shumë se dy ndjekësit Baseli e Ludogoretsi teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund.

Situata e njëjtë është edhe në Grupin D, ku Atletico ka 12 pikë e Bayerni 9. Dy ndjekësit tjerë kanë nga një pikë dhe nuk mund të arrijnë asnjërin ekip.