Rrëfime nga Kosova në dramën muzikore të PJ Harveyt

E para nga dy mbrëmjet e PJ Harveyt në “Brixton Academy” u hap me e këngëtaren dhe tekstshkruesen nga Dorset dhe nëntë pjesëtarët e bendit, të gjithë të veshur me rroba të errëta.

Dy bateristët me tatu ushtarake hapën mbrëmjen si muzikantë që u gjendën në skenë duke krijuar një formë ovale në ambientin gotik. Notat e para që goditën, erdhën si shpërthim i rëndë dhe u përcollën nga tre korno, duke përfshirë edhe Harveyn në saksofon, shkruan Ludovic Hunter-Tilney në të përditshmen “Financial Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Siç e përshkruan paraqitjen e këngëtares se njohur, kur ajo nisi të këndojë, zëri i saj u ngrit si jehonë ogurzezë muzikore, duke treguar një histori të një gruaje në moshë që jeton në një fshat të braktisur në Ballkan.

“Ishte kënga ‘Chain of Keys’, nga albumi i saj i fundit ‘The Hope Six Demolition Project’, këngët e të cilit janë inspirim nga vizita e Harveyt në Kosovë, Afganistan dhe në ShBA. ‘Imagjino se çfarë kanë parë sytë e saj’, i këndon ajo fshatares që e kishte parë gjatë qëndrimit në Kosovë. ‘E pyetëm po ajo nuk na lë të hyjmë brenda’, vazhdon kënga e saj”, shkruhet në “Financial Times”.

Harvey do të vinte në Kosovë për herë të parë në vitin 2011 duke u bërë pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, në tetor të vitit të kaluar po ashtu publikoi librin e saj të parë me poezi “The Hollow Of The Hand”, po ashtu me poezi për Kosovën, Afganistanin dhe ShBA-në.