Guardiola bën një gjest të madh për Celinën

Bersant Celina është duke shkëlqyer në kampionatin holandez.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar shtatë ndeshje në elitën e futbollit holandez.

20-vjeçari është huazuar nga Manchester City dhe ka shkëlqyer duke shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

E forma e mirë e tij nuk ka shkuar huq, pasi Pep Guardiola është duke e monitoruar atë.

Kësisoj sipas asaj që ka raportuar ‘Daily Mail’, trajneri spanjoll ka angazhuar një ndihmës të tij që të udhëtoj drejt Holandës këtë vikend për ta parë nga afër Celinën.

Në rast se talenti nga Prizreni do të vazhdoi  me këtë formë deri në fund të stinorit, ai pritet të kthehet në Manchester City për edicionin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Twente do të luaj në udhëtim tek kampioni në fuqi PSV Eindhoven, ndërsa ndihmësi i Guardiolës do të shikojë nga afër yllin kosovar.