Ministria e Shëndetësisë jep 600 mijë euro nga buxheti për spitalet private

Aktakuza e Prokurorisë së Shtetit për rastin “Stenta” nuk ka bërë që gjendja në Kardiologjinë Publike të përmirësohet

Një gjë e tillë konfirmohet nga shifrat e buxhetit që Ministria e Shëndetësisë ua ka paguar spitaleve private për shërbime kardiologjie, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse shikohen këto shifra, për gjashtë muajt e parë të këtij viti del se MSH-ja këtë vit ka paguar me shumë se viteve të kaluara, periudha ato për të cilat ka aktakuzë.

Në aktakuzën e rastit “Stenta”, Prokuroria e Shtetit pretendon se MSH-ja në mënyrë të jashtëligjshme ka lidhur kontratë për shërbimet kardiologjike me disa spitale private.