Mundësi për të rinjtë dhe adoleshentët e Kosovës

Innovations Lab Kosovo po organizon punëtorinë Podium, që do të mbahet nga 18-20 nëntor.

Punëtoria Podium mëson të rinjtë dhe adoleshentët nga grupet e ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat e komunitetit të tyre.

Në këtë punëtori, të rinjtë dhe adoleshentët do të trajnohen se si të ballafaqohen me sfidat apo problemet të cilat i hasin si komunitet, dhe si ta fitojnë përkrahjen publike ndaj atyre çështjeve – duke i ndihmuar atyre të kuptojnë rolin e tyre për të qenë agjent të ndryshimit social, dhe duke ndërtuar aftësitë e tyre për të avokuar dhe ndërtuar një jetë më të qëndrueshme përreth.

Podium u ofron të rinjëve dhe adoleshentëve aftësi si: Vlerësimin e nevojave të komunitetit, menaxhimin e fushatës, procesin e lobimit dhe ndikimit ndaj vendim-marrësësve, dhe përdorimin e medieve për ngritjen e vetëdijës rreth një çështjeje të caktuar.

Projekti ka prioritet që të rinjëve dhe adoleshentëve të ju mundësojë avokimin ndaj sfidave me të cilat ata janë duke u ballafaquar, duke u mundësuar atyre të veprojnë si agjentë të ndryshimit ndaj problemeve apo politikave me të cilat perballen ata dhe komuniteti i tyre.

Si të aplikoni?

-Formoni një grup prej 5 antarëve, të gjithë ndërmjet 14-21 vjeç, dhe
-Na tregoni se çfarë ju mendoni se është sfida apo problemi më i madh në komunitetin tuaj.

Për të aplikuar, klikoni këtu: www.kosovoinnovations.org/PODIUM