Nisin xhirimet e filmit ‘Qiej të trazuar’

Kanë filluar xhirimet e filmit debutant ‘Qiej të trazuar’ me skenar dhe regji nga Anton Ndreca dhe me producent Adriatik Kelmendi, i financuar nga QKK, vitin e kaluar në kategorinë e filmit të gjatë debutant.

“Qiej të trazuar” është një dramë familjare dhe psikologjike që trajton një familje të klasës së lartë të arsimuar të Kosovës. Hakiu, kryepersonazhi i luajtur nga Jehon Gorani, është psikolog i shquar dhe i kamur.

Për shkak të një karriere të gjatë në fushën e psikologjisë dhe përballjes së shpeshtë me dëshirën për vetëvrasje, por edhe për shkak të një historie personale në gërmime për të gjetur kuptimin e jetës, ai tash gjendet në një fazë të thellë të problemeve ekzistencialiste.

Në rolet kryesore janë: Jehon Gorani, Arta Muçaj, Furtuna Aliu, Don Shala, Tristan Halilaj, Luan Kryesiu, Safete Rugova, Dibran Tahiri, May-Linda Kosumoviq, Vedat Haxhiislami, Dukagjin Podrimaj etj

Xhirimet e filmit do të bëhen në Prishtinë, në periferi të Prishtinës pastaj në Bjeshkët e Nemuna dhe pritet që xhirimet të përfudojnë në fillim të verës 2017.