Shukri Fetahu merr mirënjohje për kultivimin e parë të grurit vendor

Rektori i Universitetit të Proshtinës, Prof. Dr. Marjan Dema ndan mirënjohje për profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Shukri Fetahu.

Prof. Fetahu, pos punës së gjatë dhe të suksesshme në Universitetin e Prishtinës, tashmë ka arritur që të krijojë, regjistroj dhe licencoj kultivimin e parë vendor të grurit, të cilin e ka emëruar Dardani-1.

Vlen të theksohet se krijimi i këtij kultivari është rezultat i punës shkencore të shumë viteve të cilën Prof. Fetahu e ka bërë me mjaft mund e përkushtim.

Padyshim, që puna e prof. Fetahut llogaritet ndër arritjet më të mëdha shkencore të viteve të fundit në Universitetin e Prishtinës ndërkohë që do të jetë model për punë dhe aktivitete të tjera shkencore nga fusha në fjalë.

Tashmë Kosova e ka varietetin e vet të grurit, të krijuar në kushtet tona agroekologjike.