Subvencioni i pagave synon të krijojë mundësi punësimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi me bashkëpunëtorë, takoi dhjetëra punëdhënës dhe përfitues të programit të subvencionimit të pagave në regjionin e Prishtinës.

Takimi ka pasur karakter falënderues dhe bashkëbisedues me punëdhënësit dhe kandidatët, lidhur me programet dhe projektet aktive të tregut të punës, si kontribut për zbutjen e papunësisë.

Ministri gjithashtu pranoi ide dhe propozime konkrete nga të pranishmit, për projekte konkrete me qëllim të uljes së papunësisë.

Programi i subvencionimit të pagave si masë e tregut të punës synon të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit duke subvencionuar punëdhënësit që dëshirojnë t’i rekrutojnë ata në periudha afatgjate.

Gjatë periudhës së aplikimit në nivel nacional kanë aplikuar 317 ndërmarrje me 750 vende të lira të punës.

Prej tyre janë ndërmjetësuar mbi 200 kandidat, ndërsa pjesa tjetër e vendeve të lira do të plotësohen me programe dhe projekte tjera në kuadër të mbështetjes së përmes masave aktive.

Gjatë ditëve në vijim Ministria Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të lancojë programe tjera të vëçanta që targetojn