Këta janë të dyshuarit për tentim vrasje në Prishtinë (Foto)

Një mosmarrëveshje, e cila kishte përfunduar me rrahje para dy muajsh, ka mundur të përfundoj me tragjedi këtë  vikend.

Dy muaj pas, dy vëllezërit Xhemajl dhe Kushtrim Krasniqi nga  lagja “Kolovicë” e kryeqytetit  kanë vendosur t’i hakmerren të riut nga lagja “Kodra e Trimave”, po ashtu nga Prishtina,  Rrahim Cakolli.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se gjithë ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:57 në fshatin Stallovë të Prishtinës,  kur dy vëllezërit Xhemajl dhe Kushtrim Krasniqi kishin vendosur  t’i zinin  pritën viktimës, Rrahim Cakolli, i cili në veturë ishte bashkë me shokun e tij, Besim Fazliu.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se dy vëllezërit Krasniqi,  të armatosur me armë  AK 47 kanë shtënë mbi 12 herë në drejtim të veturës,.  të cilën ishte duke e vozitur Cakolli.

Ngjarja e cila ka mundur të përfundon në tragjedi për Cakollin dhe shokun e tij, Besim Fazliu ka përfunduar pa asnjë viktimë, pasi vetura në të cilën ishin viktimat, ishte e blinduar.

Menjëherë pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit Xhemajl Krasniqi, ndërsa i dyshuari tjetër, Kushtrim Krasniqi gjendet  ende në arrati.

Sipas policisë, dy viktimat meshkuj kishin  raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar meshkuj (dy prej tyre të njohur për viktimat).

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar, ndërsa në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur, transmeton Indeksonline.

Me  urdhër të prokurorit ishin bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa ndaj njërit nga të dyshuari është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“IndeksOnline” ka siguruar fotot e të dyshuarve dhe viktimës. 

 

Rrahim Canolli

Kushtrim Krasniqi

Xhemajl Krasniqi

Vetura e blinduar