Albin Kurti sot zyrtarizohet si kandidat i VV-së për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot do ta zyrtarizojë kandidaturën e Albin Kurtit për postin e kryeministrit.

Gjithashtu, Vetëvendosje sot do ta shpalosë edhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Takimi mbahet në sallën e Sallën e Kuqe prej orës 13:00.

Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të garojë pa asnjë koalicion.