24 aksidente dhe mbi 800 tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kanë ndodhur 33 aksidente komunikacioni.

Fatmirësisht prej tyre asnjë nuk është me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 21 pa lëndime, shkruan Indeksonline.

Tutje gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar 875 tiketa trafiku për kundërvajtësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa ka arrestuar 10 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit./Indeksonline/