Deputetët e Vetëvendosjes deklarohen të pafajshëm

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes janë deklaruar të pafajshëm, duke mos pranuar fajësinë për veprat penale për te cilat akuzohen.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, të katër deputetët janë përgjigjur me “Jo”, në pyetjen se a i pranojnë akuzat.

Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, akuzohen për veprat penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe “pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Flora Brovina si palë e dëmtuar është deklaruar se nuk kërkon kompensim dëmi, nga të akuzuarit. Derisa Blerta Deliu ka kërkuar që më vonë të deklarohet për këtë gjë.