IuteCredit fillon operimet në Kosovë

Nga data 27 nëntor, 2017, Institucioni më i madh Mikrofinanciar Estonez “IuteCredit” fillon operimet në Kosovë.

IuteCredit ofron mundësinë konsumatorit të marrë një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në Kosovë.

Një orë e vetme për të përfunduar të gjithë procesin, dhe për të marrë menjëherë paratë që ju duhen në llogarinë tuaj bankare apo edhe në zyrat e Posta e Kosovës.

Në IuteCredit rruga për të marrë një kredi është shumë e lehtë. Merr dokumentin personal të identifikimit, vërteto pagën dhe drejtohu në zyrën Iutecredit në Prishtinë te kryeni shpejt dhe thjeshtë aplikimin me ndihmën e një këshilltari për klient, i cili do t’ju ndjekë në ato pak hapa që ju duhen për të aplikuar. Gjithashtu Iutecredit është i vetmi institucion në vend që mundëson një aplikim Online nëpërmjet faqes së internetit www.iutecredit.org ose duke telefonuar në numrin 038 40 60 80, ju do të komunikoni drejtpërdrejt me një këshilltarë kredie.

Një kanal tjetër komunikimi me këshilltarët e kredisë është edhe faqja zyrtare Iutecredit Kosova në Facebook ku çdokush do të marrë një përgjigje të menjëhershme.

Nuk ju mbetet veç se të provoni me eksperiencën tuaj risitë dhe favorizimet që sjell IuteCredit në tregun kosovar. Ajo çka do të merrni në këmbim nuk do të jetë vetëm një shumë të hollash por zgjidhja e problemit tuaj financiar.

Eja në zyrat tona në Prishtinë në Dardani tek Santea çdo ditë pune nga ora 08:00 – 20:00 dhe po ashtu të shtunave dhe të deleve nga ora 14:00 – 20:00 për të marrë kredinë tuaj në vetëm 1 orë.

Problemet tuaja financiare tashme e kanë një zgjidhje, IuteCredit./PrishtinaPress.eu