Qeveria ndan 285 mijë euro për pagesën e qiras ndaj kishës serbe

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 285 mijë euro, për pagesën e qirasë për Kishën ortodokse serbe.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica tha se kjo ministri së bashku me Agjencionin Kunder Korrupsion i kanë shfrytëzuar hapësirat e kishës ortodokse serbe në mungesë të objekteve qeveritare.

“Deri tani kishës i janë paguar 189 mijë euro. Për shkak të kufizimeve buxhetore s’kemi pasur mundësi ta bëjmë pagesën 285 mijë euro dhe kërkojmë që të ndahen këto mjete”, tha ai.