Raporti final për Demarkacionin të hënën prezantohet para Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë se kryesuesi i Komisionit për Demarkacionit, Shpejtim Bulliqi, është i gatshëm ta paraqesë para Qeverisë raportin final.

Haradinaj ka deklaruar se një gjë e tillë beson se do të ndodhë të hënën, me ç’rast Bulliqi do ta prezantojë raportin.

Ai ka shtuar se me këtë raport do t’i propozohet Qeverisë që çështja të procedohet më tutje në Kuvend.

Ndryshe anëtari i Komisionit për Demarkacion, Florim Isufi, ka deklaruar se kanë gjetur elemente befasuese.

Gjatë javëve që lamë pas, ky Komision ka raportuar edhe për Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Ambasada e Amerikës ka kërkuar ratifikim e versionit aktual të shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.