ZYRTARE: Istogu shkon në rivotim

Gjykata Supreme ka vendosur që Istogu të shkoi në rivotim.

Vendimi është marrë pak qaste më parë nga gjyqtarët e Supremes, raporton Indeksonline.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ditë më parë mori vendim që komuna e Istogut të shkoj në rivotim për raundin e dytë, vendim të cilin e kundërshtoi fuqishëm AAK-ja e cila në këtë komunë kandidoi me Gani Dreshajn kundër kandidatit të LDK-së, Haki Rugova.

Për këtë vendim të PZAP-it ka reaguar Aleanca për  Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka dërguar dje në Gjykatën Supreme një ankesë për këtë vendim, duke kundërshtuar rivotimi.

AAK pas dorëzimit të ankesës është shprehur e bindur se Supremja do ta ndryshoj vendimin e PZAP-it dhe të konfirmoj rezultatet e zgjedhjeve të 19 nëntorit, ku fitues doli Dreshaj. Por sot Kolegji i Supremes vendosi ndryshe.