Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci: Pasojat e mos votimit të demarkacionit janë afatgjate për Kosovën

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Peci i cili tani drejton OJQ’në, KIPRED, thekson se përveç vonesave në liberalizimin e vizave, zvarritja e çështjes së demarkacionit ndikon në procesin e njohjeve dhe përkrahjes nga ana e miqve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Pecit në Facebook

Pasojat e mos-votimit te demarkacionit do te jene shume te medha, se mos-liberalizimi i vizave, dhe ate se pari ne procesin e njohjeve dhe integrimin e metutjeshem ne bashkesine nderkombetare, si dhe ne procesin e dialogut me Serbine.

Me doren tone jemi duke ia mbyllur deren e perkrahjes miqeve me te medhenje. Askush nuk merret me shtete jo-serioze, cfare jemi duke bere ne.

Po sot, Peci bëri thirrje për votim të demarkacionit duke kërkuar siç tha: ‘mos na merrni në qafë’.