Të sëmurët në Mitrovicë nuk mjekohen gjatë fundjavës

Mirsime Dedina që po shoqërohej nga bashkëshorti i saj Nexhati, u soll gjatë nëpër korridoret e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Dedina nuk u pritë mirë kur shkoi që të fashojë një plagë të shtunën. Fillimisht nuk e pranuan në Emergjencë, e më pas as në repartin e Kirurgjisë.

Në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e kanë një shpjegim për rastin që nuk e trajtuan.

Sipas tyre, herën e dytë pacienti duhet të shkojë në Kirurgji, por në një lajmërim në Kirurgji thuhet se për rastet e tilla duhet të shkohet nëpër shtëpi të shëndetit. Këtë “lajm” të fundit nuk e di Emergjenca e QKMF’së.