Dua Lipa e bën krenar Behgjet Pacollin, ja çka thotë ai

Emri saj shpesh lakohet edhe nga politikanët, sidomos kur është fjala për sukseset e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zënë vendin e parë në revistën ‘Times’ për këngën më të mirë të këtij viti, shkruan lajmi.net

E kjo gjë e ka gëzuar zv/kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKR’së Behgjet Pacollin.

Ai në Facebook ka hedhur një fotografi bashkë me Duan duke lënë disa fjalë uruese për suksesin e saj.

“Dua Lipa i mposhti të gjithë: “New Rules” kënga më e mirë e vitit 2017! Një tjetër sukses nga Diaspora jonë. Kosova është një burim i yjeve botëror”, ka shkruar Pacolli.