Ish-futbollisti i Prishtinës dënohet me tetë vjet burg

Ish-futbollisti i Prishtinës, Valon Bajgora, është dënuar me tetë vjet burg.

Vendimi final ka ardhur nga Gjykata e Londrës, e cila ka kapur një bandë kriminale shqiptare, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ata janë arrestuar më 27 prill 2017, derisa po dërgonin 9 kilogramë kokainë në një parkim në zonën e Brentfordit.

Grupi po e fshihte kokainën në thellësitë e makinave, shkruan Olle.

Kjo bandë vepronte në Londër dhe në përgjithësi në Anglinë Jugore.

Bandës shqiptare të kokainës në Londër mbi 50 vjet burgim.

Ndryshe, Valon Bajgora pos Prishtinës ka luajtur edhe te Flamurtari e KEK-u.

Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, duke luajtur për Besën e Kavajës.

Në total, droga e sekuestruar kapë shifrën e 720 mijë sterlinave.

Udhëheqësi kryesor i këtij grupi ishte Lulësim Zefi, njofton policia britanike.

Ai u dënua me 12 vjet burg, Valentin Malocaj me 8, Gjergji Marku, Ramadan Doçi dhe Admir Simeqi me nga 6, dhe Admir Bici me 2 vite e 8 muaj.