Qeveria me 67 zëvendësministra, ‘një armatë badihavxhinjsh’

67 zëvendësministra të emëruar në Qeverinë Haradinaj u bënë sot. Disa ministri kanë 5 zëvendësministra e disa 4. Në disa ministri po ndahen zyrat me pllaka të gipsit që t’iu sigurohet nga një vend këtyre zëvendësministrave, që rëndojnë buxhetin e Kosovës miliona euro.

Edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është lodhur duke emëruar zëvendësministra.

Pozitat e zëvendësministrave erdhën si rezultat i koalicionit të madh thanë liderët e partive të koalicionit që drejtojnë qeverinë.

Por kush janë këta zëvendësministra që rëndojnë buxhetin e shtetit me miliona euro shpenzime.

Fillimisht media ia lakuan emrin për ministër të Punëve të Brendshme, por Abdylselami Shkodra përmes një sqarimi në Facebook tha se refuzon të marrë pozitën e ministrit, me arsyen se nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Më vonë Shkodra pranoj edhe ‘degradim’ dhe u bë zëvendësministër, pavarësisht që dikue thoshte se refuzon të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Shkodra më herët ka punuar në një kompani të sigurimeve, dhe tash po ushtron postin e zëvendësministrit, që sot u bënë 67 të tillë.

Selami Shkodra, zv/minister në MPB

Selami Shkodra, zv/minister ne MPB

Deri më tani shumica e zëvendësministrave janë emëruar ata që dështuan në garën për ta fituar komunën.

E njëjtë ndodhi edhe me Faruk Nurën, që Haradinaj e kishte deleguar të garonte për Vitin, por që humbi. Më vonë Haradinaj e emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës.

Farkuk Nura, zv/minister ne Ministrine e Diaspores

Haradinaj emëroi zëvendësministër edhe Fatmir Gashin që humbi Pejën përball Gazmen Muhaxherit të LDK-së.

Edhe Rexhep Kadriu  i AAK-së dështoi në Gjilan, ndërsa Haradinaj e emëroi zëvendësministër në Ministri të Infrastrukturës.

Lajmi që i befasoi të gjithë ishte edhe emërimi zëvendësministër i ish kryeministrit Agim Çeku.

Çeku dikur udhëheqte me qeverinë, më pas me ministrinë e Forcës së Siguriaë, e në qeverinë Haradinaj është emëruar zëvendësministër në FSK.

Agim Çeku, zv/ministër në FSK

Batutat me zëvendësministra nisën pasi numri i tyre po rritej çdo ditë.

Pozitën e zëvendësministrin e fituan shumë partiak të 3 partive të mëdha që janë në pushtet, PDK, AAK, Nisma.

Ka nga ata që pothuajse kurrë nuk kishin një punë në administratën shtetërore, e as në pozita politike, e puna e parë është pozita e zëvendësministrit.

E analisti Imer Mushkolaj i quajti badihavxhinjë përmes një opinione në media që e kishte shkruar.

Më poshtë një numër i zëvendësministrave që janë bërë publik në faqet e ministrive:

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra

Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti

  1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra

Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci

  1. Ministria e Punëve të Jashtme- 4 zv/ministra

Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti

  1. Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:

Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.

  1. Ministria e Financave- 3 zv/ministria

Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq

  1. Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria

Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci

  1. Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra

Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi

  1. Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra

Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi

  1. Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra

Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani

  1. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër

Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi

  1. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra

Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi

  1. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra

Agim Çeku, Brahim Mehmetaj

  1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra

Vesel Makolli, Besart Jashari

  1. Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër

Vesna Mikiq

  1. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër

Bujar Cakolli

  1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër

Bashkim Krasniqi