Thaçi shpërndanë fotografitë më të bukura me FSK-në, thotë se janë krenaria jonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qenë sot prezent në kazermën e FSK-së, ‘Adem Jashari’ ku ka pasur një drejtim publik duke përkujtuar nevojën urgjente për të rindërtuar konsensusin nacional për çështjet shtetërore.

Thaçi ka thënë gjithashtu se qytetarët duan t’i shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror.

Ky është postimi i plotë:

Sot, nga kazerma “Adem Jashari”, në një adresim publik drejtuar qytetarëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, theksova nevojën urgjente për ta rindërtuar konsensusin nacional për çështjet e interesit shtetëror.

Qytetarët tanë duan t’i shohin liderët e tyre të zgjedhur politikë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror. Kosova dhe qytetarët e saj janë popull autokton evropian, prandaj e ardhmja e jonë, duke përfshirë edhe vlerat që përfaqësojmë, është e natyrshme dhe e sigurt në kuadër të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OKB-së. HTH

Adresimi i plotë: http://www.president-ksgov.net/…/presidenti-forca-e-siguris…

Ai gjithashtu ka thënë: Ushtarët e Forcës së Sigurisë janë krenaria jonë.