Legaliteti i Demarkimit me Malin e Zi!

Qeveria e PAN, e ka shkarkuar Komisonin Shtetëror Për Demarkim, rrjedhmishtë si pasojë juridike është anulimi i raportit të Komisonit të shkarkuar për demarkim.

Qeveria e PAN e ka themeluar Komsionin e Ri shtetëror për demarkim

Qeveria e PAN e ka pranuar dhe e ka aprovuar raportin e Komisonit të Ri/nuk e ka refuzuar, askush s’mund ta gjej ndryshe në procesverbalin mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e PAN e ka proceduar raportin e komisonit të dytë së bashku me Draftin e Marrëveshjes me Malin e Zi në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës duhet ta procedoi konform nenit 18 të Kushtetutës së Republikes së Kosovës.

Deputet janë të pavarur në bindjen e tyre në të drejtën e votimit pro,kundër dhe abstenim (shih:Ligjin Për Deputetet).

Deklarimet e ambasadorëve mediave dhe shoqërisë civile nuk ish dashtë të kenë asnjë efekt në vullnetin e deputetëve, të cilët me bindjen e tyre ndërgjegjien do të votojnë për territorin si pikë kulminante e sovranitetit shtetëror.

Përfundim

Raporti i dytë i Komisionit Shtetëror për Demarkim është dokumenti i fundit rekomandues edhe pse ekziston pavarësia e deputetëve që të krijojnë bindjen e vet për vendimarrje, si rregull aprovohen rekoamandimet e komisionit shtetëror në shtetet normale.

Aspektin politik nuk po e shtjelloi sepse jemi të ndikuar skajshmerishtë nga faktor deri në banalitet irelevantë për këtë vendimarrje sikurse në shumë çeshtje tjera.

Abraham Lincoln në Dhjetor të vitit 1861 ka thënë se shtetin e përbëjnë tri elemente:

” Ligjet -ndërrohen sikurse qeveritë
Popullësia – ndërrohet brezat lindin vdesin
Territori -Amerika mbetet e përjetëshme”