Haxhiu dhe Osmani arrijnë si dëshmitarë në seancën për gazin lotsjellës

Sot zhvillohet vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e akuzuar në këtë rast janë: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Ndërkohë në sallën e seancës kanë arritur deputetët, Naser Osmani si dhe Bekim Haxhiu, si dëshmitarë të këtij rasti.