Molliqaj i “vërsulet” Veselit për UDB-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli të sqarojë një deklarim të tij lidhur me UDB-në.

Molliqaj ka thënë se Veseli ishte deklaruar se “njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare”.

Lidhur me këtë, ai ka kërkuar nga Veseli që t`i nxjerrë dokumentet dhe regjistrimet për të cilat Veseli ka thënë publikisht se ekzistojnë.

“Ke deklaruar në paraqitjen e parë publike që njerëzit që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare, e na lodhe duke na thënë se ti je qika e dikujt, je djali i dikujt. është më mirë me pas kërkuar falje për ofendimin, jo për akuzat. UDB-ën e ke përmend në Kuvend. Ke bashkëpunuar me njerëz të UDB-ës që ke thënë publikihst se ekzistojnë regjistrimet. Nuk po them se ke bashkëpunuar me Serbinë, por ke thënë se njerëzit që kanë bashkëpunuar me UDB-ën janë pasuri kombëtare.Ti ke fol për njerëz që i ke jarana bash ata të UDB-ës. Nxerna ato dokumente që i ke edhe për UDB-ën se duam të dimë çka kanë bë në Kosovë. SHIK-u besoj që ka kryer krime në Kosovë. “, ka thënë Molliqaj, raporton Indeksonline.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Veseli të kërkojë falje lidhur me një thënie të tij ditën e djeshme në Kuvend.

“Një ofendim e ke bë dje këtu dhe duhet të kërkosh fajle, se ke thënë “po i lëshoni fjalët sikurse… po e din ti`”, ka thënë Molliqaj.