Protesta në Bregun Perëndimor (Live)

Pas thirrjes së Hamasit, mijëra palestinezë kanë dalur në rrugët kryesore të qytetit, dhe me dhunë i janë përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Zona më e tensionuar është në Betlehemi, ku praktikisht është duke u zhvilluar “një luftë në rrugë”, transmeton Telegrafi.

Palestinezët kanë filluar t’i djegin gomat dhe të gjuajnë forcat izraelite të rendit me gurë dhe gjësende të forta, ndërkaq njësitet speciale u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por demonstruesit duket të vendosur pasi nuk janë duke u shpërndarë.

Protesta të dhunshme në Bregun Perëndimor (Live)

Në Jerusalem, palestinezët janë futur në grevë të përgjithshme urie. Kjo situatë e ngjashme është duke mbretëruar në Gazë dhe qytetet tjera palestineze.

Lideri politik i Hamasit ka bërë thirrje që nesër të ngritën kundër Izraelit, veprim ky që mund të ketë pasoja të mëdha.

BREAKING: Violent protests in West Bank after Trump's Jerusale…

BREAKING: Violent protests in West Bank after Trump's Jerusalem decisionFull story: http://dailym.ai/2zWZI3M

Posted by Daily Mail on Thursday, December 7, 2017