Thaçi takohet me Presidentin e Malit të Zi: Marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore

epa04563301 Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci speaks to members of the media on the occasion of his meeting with Prime Minister of Montenegro Milo Djukanovic(not seen), in Podgorica, Montenegro, 16 Januar 2015. Thaci, a wartime political leader of the Kosovo Liberation Army UCK, arrived for a two-day visit in Podgorica where he is scheduled to hold talks with several Montenegrin top officials. EPA/BORIS PEJOVIC

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar sot në Sofje edhe me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore dhe të forta.

Thaçi ndryshe është duke qëndruar në Bullgari, si pjesëmarrës në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.

Ky është postimi i Thaçit për takimin e sotëm:

Në margjinat e forumit #Sofia, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!