​Gafa e Aida Dërgutit, që i nxori në sipërfaqe problemet në Vetëvendosje

E atë mu*in?”, kishte qenë reagimi i deputetës së VV’së, Aida Dërguti, në një grup në rrjete sociale të GP të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ishte dhënë njoftimi për arrestimin e Donika Kadaj-Bujupit.

Sipas KTV’së, mesazhi ofendues i Dërgutit për Albin Kurtin ishte dërguar gabimisht në grupin e përbashkët në ‘Viber’, duke menduar se po i shkruan personalisht bashkëpartiakut Dardan Molliqaj.

Gjithë kjo po raportohet të jetë shkas i përplasjeve të forta brenda kësaj partie.

Derisa Kurti ende ndodhet në paraburgim, këto deklarata nuk i komentuar as Aida Dërguti.

“Nuk mundem të deklarohem tash”, citohet të këtë thënë deputetja e VV’së për një portal.