Adriatik Kelmendi: Pirolla i qoftë Aida Dërgutit

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

Pirolla i qoftë Aidës! Jo për shprehjen e përdorur, por për letrën e kërkimfaljes.

Po i thotë hapur problemet dhe po angazhohet për liri brenda partisë.

E njëjta ka fituar simpatinë edhe kur ka kapur armën gjatë luftës në UÇK, edhe kur u përball me “veteranët” në Kuvend kur u tentua që të denigrohet lufta, e edhe sot kur e para tregoi me guxim se jo gjithçka po shkëlqen në partinë e saj.

Kjo konsistencë sigurisht se ka bërë që Aida të jetë gruaja më e votuar nga partia në zgjedhjet e fundit, para shumë “burrave të fortë”.

S’po lë tash fare shije të mirë kur partia e cila në zgjedhjet lokale nuk e kandidoi asnjë grua për kryetare komune, po e nënvizoj a s n j ë grua, tash i jep hapësirë disa anonimusëve nga Tirana që ta sulmojnë gruan më të fuqishme të partisë.

Pse?

Se paska përdorur një fjalë të rëndë në një komunikim privat, fjalë të cilat publikisht i përdorin çdo ditë kolegët e saj deputetë burra.

Jo fer