ARI, këngëtari i ri nga Mitrovica që po zgjon vëmendjen e publikut (VIDEO)

Argjent Brahimi – Ari, është emri më i ri në estradën kosovare. Debutimi i tij në muzikë ishte i jashtëzakonshëm në gjirimet e Vitit të Ri, të organizuar nga produksioni muzikor ‘REMI’ nga Mitrovica duke u bërë shumë i kërkuar në rrjetet sociale e sidomos në youtube. 

Edhe pse i ri në moshë, ai karakterizohet me zë të ëmbël e melankolik, ngjyra të bukura të zërit dhe elemente shumëdimensionale prej artisti.
Ari tashmë premton një të ardhme të ndritur./PrishtinaPress.eu