Dalin në dritë të zezat e Vetëvendosjes: Këta janë treshja që duan ta përmbysin Albin Kurtin

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se problemet në Lëvizjen Vetëvendosje janë shumë më të thella se që është pasqyruar sot në media, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, këto probleme do të dalin dal nga dal, dhe kanë filluar qysh kur në krye të VV-së ka ardhur Visar Ymeri.

Ai shtoi se Dardan Molliqaj e ka shkarkuar Albin Kurtin.

Statusi i plotë:

Ju ende asgje nuk keni parë, problemet ne partinë Vetëvendosje janë shumë më të thella se sa jemi duke i lexuar nëpër media. Avash avash do te dalin në sipërfaqe sepse ka njerez të shtypur brenda PVV dhe ata janë duke shpërthyer dhe siç thoshte Albini njeriu nuk e duron shtypjen pafundësisht.

Sot jemi duke i parë problemet që nuk janë probleme të një dite, as të një viti por janë probleme të akumuluara qysh nga koha kur u bë Visari kryetari i partisë.

Edhe Dardan Molliqaj u shkarkua pikerisht nga Albin Kurti.

Albini me kohe e kuptoj lojen e treshes Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Kur them se ju ende nuk keni pare asgje e kisha fjalen se problemi nuk eshte veq ne qender por edhe neper dege qe jane implikuar ne lojrat e parise te PVV’se.

Ky skenar eshte moti ne rast se nuk ka ndryshuar une mund te ju them vetem se fundi nuk do te jete i lumtur 😉