Fisnik Ismaili, e mbron Aida Dërgutin

Fisnik Ismaili i ka dalë në mbrojtje Aida Dërgutit. Kjo e fundit e kishte quajtur ‘mut’ ish-liderin e VV’së në një komunikim të brendshëm të kësaj partie. Një veprim i tillë i saj ka shkaktuar komente të ndryshme në rrjetet sociale nga aktivistë të kësaj partie  Kështu ka reaguar Ismaili, sipas të cilit, ndaj Dërgutit nuk lejohen kritika sidomos nga ‘aktivistë që iu ka qitë buza tambël kur Aida i kishte mushknitë plot gaz lotsjellës nëpër protesta’.

Shkrimi i plotë i Ismailit në Facebook:

Aida Dërguti ka qenë në Lëvizje prej ditëve të para të saj, kur ne të tjerët as s’kemi dijtë çka është Lëvizja.

Aida Dërguti ishte Nënkryetare e Lëvizjes, e qe dy mandate edhe Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë pozitë s’ka mbërri sepse dikush e ka vendosë aty, por sepse për vite me radhë është sakrifikue e angazhue për ideal, me përkushtimin më të madh.

Aida Dërguti është një grue jashtëzakonisht e guximshme, e cila është dëshmue në radhët e UÇK-së, është dëshmue me angazhimin e saj sa në rrugë, ashtu edhe në institucionin më të naltë shtetnor, është dëshmue si aktiviste e pandalshme për të drejtat e grave, veteranëve, e krejt qesaj shoqnie.

Aida Dërguti është një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e suksesshëm të Lëvizjes deri këtu.

Prandej JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit!

Aida ia ka dedikue jetën luftës për mendimin e lirë edhe kundër dhunës! Kur po ju shoh kah shpreheni kështu ju, do aktivistë të Lëvizjes, që iu ka qitë buza tambël kur Aida i kishte mushknitë plot gaz lotsjellës nëpër protesta, po m’vje marre që jam me juve në një organizatë.

Aidës, Albinit edhe Kryesisë së Lëvizjes i takon me vendosë se pse, kush edhe qysh ka faj për këtë situatë, jo juve! Jo në këtë mënyrë! Asnjiherë! Kjo çka po e shoh NUK e përfaqëson Lëvizjen edhe idealin e saj! ASNJIHERË!

Në një komunikim të brendshëm në viber të zyrtarëve të VV’së, Dërguti e kishte quajtur ‘mut’ Albin Kurtin. Ndërkohë raportohet se ajo kishte qenë kundër që Kurti të kandidonte për kryeministër në zgjedhjet e qershorit.

Dardan Moliqajishte i pari që i doli në mbrojtje Dërgutit kur kjo e fundit kërkoi falje dhe tregoi për mosmarrëveshje të thella në këtë parti