Ja sa zv/ministra i kishte Qeveria Mustafa

Në vazhdimin e seancës për planin qeverisës ditën e sotme, kanë vazhduar edhe përplasjet pozitë-opozitë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, kanë folur për numrin e lartë të zv.ministrave.

Dje kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se po kritikohet për numrin e lartë të zv.ministrave, por edhe qeveria e Isa Mustafës kishte shumë zëvendësues të ministrave, bile edhe më shumë.

Sot Avdullah Hoti tha se Qeveria e Mustafes kishte pasur 47 zv/ministra, por me këtë nuk u pajtua deputetja Haxhiu, e cila tha që ky numër ishte shumë më i lartë se sa po thotë kolegu i saj, Hoti.

Qeveria Haradinaj, sipas Hotit, përveç 22 ministrave e rreth 70 zv.minstrave, punëson rreth 500 veta, marrë parasysh ekipin e secilit minister e vartesit te tij.