Limaj: Nisma e ka një plan që të dalim nga kriza e demarkacionit

Nisma për Kosovën e ka një plan për demarkacionin. Kryetari Fatmir Limaj thotë se duhet biseduar me forcat pro-eruopiane dhe të gjendet një zgjidhje me konsensus.

“Ajo që ne po tentojmë është: tentimi për të prodhuar konsensus me të gjitha forcat pro-europiane properëndimore. Përcaktimi i Kosovës është Europa. Angazhimi ynë permanent është NATO dhe kjo është rruga e Kosovës. Duhet të gjendet konsensus për t’i dhënë përgjigje kësaj teme”, tha Limaj.