Limaj: Programi qeverisës nuk është e domosdoshme t’i pëlqej opozitës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj u është përgjigjur deputetëve opozitarë të cilët kanë shumë kritika në lidhje me programin e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Limaj thotë se opozita programin e saj duhet ta ruaj për kohën kur të vijë në pushtet.

“Programin e bën vetë qeveria. Ajo e vlerëson se çka do të bëjë në katër vite. Nuk është e domosdoshme me i pëlqy opozitës”, tha Limaj për televizionin publik.

“Programi qeverisës nuk është përgatitë për me i pëlqy opozitës. Është përgatitë me ja vu përpara opozitës dhe qytetarëve që më vonë ata me thënë nëse nuk janë realizuar”, tha Limaj.

Thotë se qeveria nuk i ka frikën asnjë mocioni të opozitës. Thotë se nuk i frikësohen asnjë mocioni të opozitës.

“Nëse ka sukses mocioni shkojmë në zgjedhje , është krejt demokratike. Pse t’ druhemi ndonjë mocioni të opozitës “, tha ai.