Presidenti i Serbisë: Serbia nuk heq dorë nga Trepça

Kombinati Metalurgjik Trepça sot feston 90 vjetorin e ekzistimit dhe fillimit të punë.

Me këtë rast, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq para punëtorëve tha se ekzistenca e kësaj kompanie nuk është vetëm entitet ekonomik, por pjesë e familjes dhe trashëgimisë kombëtare.

“Kjo kompani nuk është vetëm entitet ekonomik, por është pjesë e familjes dhe trashëgimisë kombëtare, pjesë e traditës sonë në Kosovë” tha Presidenti Vuçiq, duke rikujtuar se tradita e minierave në Kosovë është e pashlyeshme, si dhe ekzistenca e popullit serb në këtë rajon, shkruan tanjug, përcjell Indeksonline.

Ndërsa, Vuciq punëtorëve ju ka thënë se Serbia do të vazhdoj të luftoj për të drejtave të serbeve nga Trepça.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan para jush. Për aq kohë që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju,” tha Vuçiq, përcjell Indeksonline.

Poashtu ai tha se ka një interes të madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të investuar në miniera dhe Kombinatin Metalurgjik Trepçën, por për shkak të statusit të padefinuar ligjor , investitorët nuk po dëshirojnë të bëjnë marrëveshje.