Ronaldo bëhet fituesi i dytë më i vjetër i Topit të Artë, rekordi mbahet nga 41-vjeçari Matthews

Cristiano Ronaldo e ka fituar Topin e Artë 2017 dhe është bëri fituesi i dytë më i vjetër në histori, duke u renditur pas anglezit Stanley Matthews.

Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur si më i miri nga revista prestigjioze franceze France Football, duke iu dhuruar çmimin e njohur si Topi i Artë.

Me këtë trofe të madh individual, Ronaldo ka barazuar rivalin e tij më të madh në karrierë, Lionel Messin, me nga pesë sosh të fituar.

Por, një rekord tjetër është i vështirë për tu thyer nga ylli portugez, ai për të fituar Topin e Artë në moshën më të vjetër.

CR7 fitoi Topin e pesë të Artë në moshën 32 vjet e 10 muaj!

Kjo pasi, rekordi mbahet nga anësori anglez, Stanley Matthews, i cili e ka fituar Topin e Artë në vitin 1956 në moshën 41 vjeçare e 10 muaj.

Matthews në atë kohë ishte duke luajtur për skuadrën angleze Blackpool, ndërsa në garë kishte kundërshtar të fortë si Alfredo Di Stefano.

Kështu, Ronaldo bëhet lojtari i dytë më i vjetër që e fiton këtë çmim me moshën e tij që momentalisht është 32 vjet e 10 muaj.

Në vend të tretë gjendet Di Stefano me 31 vjet e pesë muaj dhe George Weah në vendin e katërt me 29 vjet e dy muaj.

Lista e futbollistëve më të vjetër fitues të Topit të Artë:

1.Stanley Matthews (41 vjet, 10 muaj)

2.Cristiano Ronaldo (32 vjet, 10 muaj)

3.Alfredo Di Stefano (31 vjet, 5 muaj)

4.George Weah (29 vjet, 2 muaj)