“Rrëzimi i Albin Kurtit nisi në Komunën e Prishtinës dhe udhëhiqej nga Dardan Sejdiu”

Arben Gecaj, ish pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se Aida Dërguti është asgjë më shume se sa një viktimë e radhës.

“Plani për rrëzimin e Kurtit daton që nga janari i vitit 2015. Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Puhie Demaku e shumë të tjerë, ishin ata që kishin filluar me një plan të tillë. Gjuha e tyre ndaj Albin Kurtit është shumë me primitive e shumë me brutale se sa kjo e Aida Dërgutit”, thotë Gecaj.

Sipas tij, dallimi është që tani, në vitin 2017, Molliqaj ka kaluar përfundimisht në krahun e tyre, ai dëshiron të lirohet nga qëllimet dhe planet e Kurtit i cili është pengesë, nënkuptohet për shkak të lakmive e interesave ekonomike.

“Edhe njëherë duhet përfundimisht të kuptohet, po, kishte plan, ai udhëhiqej nga Dardan Sejdiu. Të gjitha bisedat ishin bërë pikërisht në zyrat e Komunës se Prishtinës… Dëshmitarët janë këndej, Fatosi, Ajnishahi, Fatmiri, Agimi, Artoni, Leoni, Arbani, Burhani, Leonora, Rifati…”, thekson ai.

Në fund ai shkruan për Fraksionin+, një fraksion që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje pikërisht për shkak të këtyre pakënaqësive.

“Ne ishim me parimor se ju, ne nuk folëm kurrë, edhe pse formuam Fraksionin + , ne ishim sharë e linçuar, edhe kur u kthyem në partinë të ciles i takonim që nga fillimi, pra në PDK, as atëherë nuk folëm. Por, pasi ju po flisni, atëherë të sqarohemi deri në fund. Kjo shoqëri e meriton ta dijë se kush jeni ju”, ka shkruar në fund Gecaj.