Albulena e VV’së: Aida kërkoi falje me vonesë, Kurti të bëhet Kryetar i VV’së

Në një reagim në Fb, Albulena Haxhiu ka shkruar se zgjedhjet brenda partisë duhet të mbahen shpejt derisa është pozicionuar pro Albin Kurtit. Ka thënë se mund të kandidojë kushdo që ka ambicie për të udhëhequr me Partinë.

|Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët”, ka shkruar Haxhiu.

“Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë”, ka shtuar ajo.

Kjo deputet ka thënë se nxjerrja e komunikimeve në publik është gabim derisa ka kërkuar të kthehet vendimmarrja në Parti.

“Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime. Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une presë që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes dolën kur u publikua një komunikim i deputetes Aida Dërguti, e cila e quan mut Albin Kurtin.

Sidoqoftë, Molliqaj, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina i kanë dalë në krah deputetes Aida Dërguti, e cila kërkoi falje pse Kurtin e quajti mut derisa tha se ka mospajtime të thella brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj, Xhelal Sveçla, njëri prej njerëzve të afet të Kurtit, foli për shantazhe ndaj Albin Kurtit për të mos lejuar kandidimin e tij për Kryetar Partie. Tha se s’mund ta ndalë askush rrugën e Kurtit drejt rikthimit në krye të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit kishin krijuar një grup duke lënë nën hije grupin e Albin Kurtit. Madje, Molliqaj e Ahmeti kishin arritur të shkelnin edhe Kryetarin e VV’së, Visar Ymerin, duke dalë para tij me vota. Grupi i Ahmetit dhe Molliqajt kishte shkelur edhe më shumë njeriun më të afet të Kurtit, Glauk Konjufcë, duke e lënë të shtatin me numër të votave.

Ndërkohë, ende asnjë fjalë s’e ka thënë Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Liburn Aliu ka shpërndarë në FB qëndrimin e Sveçlës, në të cilën dekonstruktohet përpjekja për rrëzimin e Kurtit.

Qëndrim për këtë s’ka dhënë as ish-Ministri në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Rexhep Selimi, aktualisht deputet i VV’së.