Banaliteti fundi i mendimit ndryshe !

Shkruan: Xhevdet Smakiqi

Niveli për tokë i fjalorit të kuazi elitave politike në Kosovën tonë, ka kohë qe dominon debatet publike.

Por këtu përjashtoi disa personalitete me kulturë të lartë individuale, por jo partiake besoi dihen,lista nuk është e gjatë fatkeqsishtë.

Banaliteti në mendim politik e për çeshtje publike, siç është debati për zhvillimet brenda partiake, nuk arsyetohet duhet të zhduket nga partitë politike.

Kur jep mendim për kryetarin apo partinë, shtetin e qeverinë ligjin e politikat, banaliteti nuk përbën argument, përkundrazi është fundi intelegjencës së mendimit ndryshe dhe lirisë së shprehjes.

Mendimi për çështje publike s’ka të bëjë me probleme personale, përveç karrierës ku prapë përdoret organizata politike do me thënë fuqia publikut qe të ngjitesh në pozita shtetërore.

Banaliteti nuk ka të bëjë me asnjë gjini dhe as me linçime, psh askush s’mund ta arsyetoi njerën gjini kur ofendon përmes shprehjeve banale tjerën gjini apo gjininë e vet, këtu ka një gjykim të gabuar pro dhe kundër banalitetit të Aida Dergutit nga LVV dhe opiononi publik.

Banaliteti në komunikim partiak qoftë dhe në viber është dhe mbetet në kuadrin e debatit politik zyrtar, pasiqe aty në grup nuk trajtohen çështjet private por politike , nderkohë qe kryetari i çdo partie është organ institucion që duhet respektuar dhe evituar ofendimin.

Banaliteti nuk ka të bëjë asesi me lirinë e shprehjes dhe as me mendimin ndryshe.

Banaliteti i Aida Dergutit shpërfaq kulturën e saj personale për çeshtjet publike sepse LVV nuk është pronë e Albin Kurtit,por është organizatë politike për qellime publike.

Çka e bënë me të pafalshme banalitetin në eliten e LVV-së, është fakti se shprehja e përdorur nga Aida Derguti nuk kritikohet apo refuzohet nga bashkëbiseduesit e saj, kishe me pedigre intelektuale si të kalibirit të Dukagjin Goranit qe me vite na ligjeron moralin e shoqërive moderrne e shqiptare.

Mos u rreshtoni as pro as kundër Aides e Albinit, por kundër gjuhës së ulët dhe banalitetit si fund i debatit kudo në skenën publike të Kosovës.

#taçrrenjosimbanalitetinneskenenpublike