Gecaj për skandalin e VV’së: Kurtin ta quajmë babë të VV’së apo siç tha Aida

Gecaj, duke kujtuar ofendimin e deputetes së Vetëvendosjes Aida Dërgutit ndaj ish liderit të këtij subjekti Albin Kurti, thotë se duhet të zgjidhet dilema se cilin nga këto dy epitete te përvetësohen si qëndrim zyrtar i partisë së tyre.

Postimi i tij i plotë:

ËSHTË ALBINI BABA APO …?

Vëllai i Dardani Molliqajt paska shkruar se aktivistë të LVV po e konsideruakan Albin Kurtin “babë” të partisë, ndërsa Aida Dërguti i japi po të njëjtit një epitet krejtësisht të natyrës tjetër! Ky duket të jetë një problem shumë i komplikuar i cili mund të zgjidhet vetëm nga organet më të larta të LVV; pra ata duhet të ndajnë mendje sa më parë se cilin nga këto dy epitete ta përvetësojnë si qëndrimin zyrtar të tyre!