Interi mbetet i pamposhtur edhe pas derbit me Juventusin

Derby D’Italia i zhvilluar mes Juventusit si vendas dhe Interit, ka përfunduar pa gola (0-0).

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 16-të, ashtu siç edhe pritej u zhvillua me intensitet të lartë, me vendasit që kishin më shumë nga loja.

Zonja e Vjetër në disa momente rrezikoi seriozisht portën e Interit, por ishte portieri Samir Handanovic që më pritje të jashtëzakonshme shpëtoi skuadrën e tij.

Interi me këtë barazim mbetet lider me 40 pikë, dhe mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A këtë edicion.