Kryeministri Haradinaj: Çështje javësh marrim lajmin për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ju është përgjigur pyetjes që gazetarët i kanë bërë se deri kur do të zgjatë procesi i liberalizimit të vizave. Haradinaj ka treguar se është çështje javësh kur do marrin lajmin për vizat, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se për këtë temë është tejet aktiv. Sipas tij, do të ketë edhe takim në Bruksel ku Kosova do ndërmerrë atë që i takon.

“Besoj që është interesim i të gjithë neve që të bëhet sa më shpejt , jom aktiv në këtë tem, kjo nuk besoj që do të shkojë në pa kufi ka ardhë në 90 ditëshin do të marrim një afat të caktuar, po mendoj se lajmin për liberalizim të vizave mund të marrim çështje javësh, pastaj ajo shkon çështje muajsh për tu kryer  kam edhe një vizitë në bruksel me 18, nuk kam të premtuar asgjë, i keni parë qëndrimet e mija edhe në parlament edhe ato në publik. Kosova duhet të  ndërmerr atë që i takon ose s’ka pse të merr pjesë në këto takime”, ka thënë Haradinaj.