Shpend Ahmeti “çele gurë gojën”. A je me Dardanin a me Albinin?!

Përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes që dolën dje dhe mbrëmë, po vazhdojnë edhe sot, edhe pse me intensitet me të ulët.

Përçarja e filluar para një viti në strukturat udhëheqëse të VV-së u shpërfaqen kur doli një komunikim i brendshëm ndërmjet degës së VV-së në Tiranë dhe kryetarit të partisë, Visar Ymeri.

Aty u përmend deputetja Aida Dërguti për fyerje ndaj liderit nën hije, Albin Kurti, mirëpo nuk u sqarua se për çfarë fyerje bëhej fjalë. Ndërkohë, u kuptua edhe fyerja, pasi që u publikua një komunikim privat në “viber” ku Dërguti i referohej Kurtit si “m**”.

Më pas ishte vet Aida Dërguti foli publikisht dhe i kërkoi falje Kurtit, megjithatë përmendi fakte tmerruese për frikësime, linçime, etj., që ndodhin brenda VV-së, shkruan lajmi.net.

Në krah të Aidës dolën disa deputetët të VV-së, por shumica ia dhanë krahun Kurtit. Disa në heshtje e disa publikisht, por Kurtin thanë se s’bon t’ua prekë askush, madje as Aida Dërguti.

Sidoqoftë, Dardan Molliqaj, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina i kanë dalë në krah deputetes Aida Dërguti.

Xhelal Sveçla, njëri prej njerëzve të afërt të Kurtit, foli për shantazhe ndaj Albin Kurtit për të mos lejuar kandidimin e tij për kryetar partie. Tha se s’mund ta ndalë askush rrugën e Kurtit drejt rikthimit në krye të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit kishin krijuar një grup duke lënë nën hije grupin e Albin Kurtit. Madje, Molliqaj e Ahmeti kishin arritur të shkelnin edhe Kryetarin e VV-së, Visar Ymerin, duke dalë para tij me vota. Grupi i Ahmetit dhe Molliqajt kishte shkelur edhe më shumë njeriun më të afet të Kurtit, Glauk Konjufcë, duke e lënë të shtatin me numër të votave.

Ndërkohë, ende asnjë fjalë s’e ka thënë Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Liburn Aliu ka shpërndarë në Facebook qëndrimin e Sveçlës, në të cilën dekonstruktohet përpjekja për rrëzimin e Kurtit.

Qëndrim për këtë s’ka dhënë as ish-ministri në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Rexhep Selimi, aktualisht deputet i VV-së. As Qëndron Kastrati, as Sami Kurteshi nuk kanë folur. Në mesin e atyre që nuk ka folur e që apriori shihet si mbështetës i Kurtit është shefi Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.