Veseli ngushëllon për aktorin kosovar, këto janë fjalët e tij!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit kosovar, Blerim Pecit.

Veseli përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se aktori i ndjerë ka dhuruar shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike që kishte.

Me këtë rast, i pari i legjislativit ka ngushëlluar familjen, miqët dhe artistët.

Postimi i plotë i Veselit:

Na dhuroi shumë buzëqeshje me komedinë e tij autentike. Sot, zemrat tona ndjejnë dhimbje për ndarjen e tij kaq të hershme prej nesh. Blerim Peci do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes, miqve dhe artistëve.