A ua bëjmë bllok të korruptuarve?

Shkruan: Shemsi Jashari

Ne si qytetarë duhet të bëjmë diqka për tu sheruar nga kjo lakmi-terpi e disa individve që janë bërë kancer i të ardhmës tonë, aq të fuqishëm sa edhe zotin e kan harruar.

Të gjithë ne i njohim ata që u pasuruan shpejt dhe e dim se nuk u pasuruan nga puna por nga dallaverët, hajnia dhe korrupcioni.
Nuk kanë biznes që paguan taksa por kanë shumë para dhe bëjnë jetë të shtrenjët, kan një pagë mesatare dhe shpenzime astronomike,kan vetura të shtrenjta për secilin anëtar familje dhe si ndalin kurr dhe prap zyrtarishtë deklarojnë se jetojnë nga paga.

Vishen me rroba të shtrenjta dhe jan klient të hoteleve dhe restoraneve për VIP-a, udhëtojnë jashtë vendi disa herë në vit dhe shetisin botën, shesin mend dhe janë analfabet për vete, vendosin për ne kush hynë në punë dhe kush përjashtohet nga puna, ne mësojmë dhe ata diplomohen e doktorojnë dhe prap i falenderojmë e respektojmë….etj etj .

Dikush do të pyeste e çka mund të bëjmë kur askush nuk na pyet për asgjë?
Është e vertetë se qytetarin e ndershëm spo e pyet askush për asgjë por ja se çka mundë të bëjmë: Fillo nga familja jote,farefisi yt, të korruptuarit mos i respekto por injoroj, mos ia bo rrafsh kur shet mend por tregoj që po e din se ai është hajn dhe matrapaz, mos e lut për favore por insisto në të drejten tende, mos e fto në festa familjare dhe mos e qit ne krye vendi por thjesht injoroje, ju të rinjët mos dilni me fëmijët e tyre dhe mos i bëni shoqëri atyre që me parat e taksave të prindërve tuaj ju shesin mendë dhe ju paguajnë pije e juve ju perdorin vetëm për shoqëri dhe për të ju poshtruar.

Nëse garojnë në lista të partive për pozita politike mos i votoni por loboni kundër tyre. Mos lejoni që të përdorin votat tuaja për të ju shtypur juve. Secili nga ne ka qenë dhe është, peng i votës se vet që e ka dhënë për hater apo për inat mjaft më!!
Raporto,publiko rastet e korrupsionit se është patriotizëm jo spiunllak, mos jep ryshfet për të kryer punë por denoncoje kur nuk kryejnë punë. Nëse ne i bëjmë këto këta shpejt do të izolohen dhe do të ju humbë ndikimi.

E verteta është se vetëm 10% jan zhytur ne krim e korrupsion përderisa 90% nga ne po vuajmë pasojat e tyre.
THUAJ JO KORRUPSIONIT.