Engjellusha Salihu publikon këngën ‘Lutem edhe njëherë’

Pas suksesit të këngës ‘Kanagjeqi’ Engjellusha Salihu e ka publikuar projektin e ri muzikor.

‘Lutem edhe njëherë’ titullohet kënga të cilën ajo e ka kënduar gjatë xhirimeve festive të 2018-tës, shkruan lajmi.net

Engji në këtë këngë i këndon simpatisë ndërsa duket bukur në fustanin e verdhë. Kujtojmë se ajo famën dhe suksesin e ka arritur falë zërit por edhe mbështetjes së nënës së saj Shyrhete Behluli.